Lajme
Edhe Franca kufizon numrin e turistëve në një plazh
Për të kombinuar turizmin dhe ekologjinë, liqeni Chalain, në Jurën franceze, ka reduktuar sipërfaqen e plazhit të tij në vetëm disa metra në krahasim me dhjetë më parë.
Masa ishte e nevojshme në funksion të atraktivitetit turistik të vendit.
Çdo vit, niveli i ujit në liqen ulet në stinën e verës për të krijuar një plazh të gjerë. Por kjo nuk është më kështu që nga kjo verë, me vendim të dikasterit.
Sipas përfaqësuesit të Jura Nature Environnement, Vincent Dams, kjo masë ishte një imperativ ekologjik.
“Ulja artificiale kishte bërë që brezi i bimësisë që u zhvillua natyrshëm rreth liqenit të zhdukej. Ai shërbeu si një impiant trajtimi për të filtruar inputet që mund të kishte gjeneruar aktiviteti njerëzor. Streha për aktivitetin e peshkut dhe ujit po përkeqësohej gjithashtu”, thotë ai për RTS.
Qëllimi është gjithashtu të shmanget mbipopullimi i liqenit, i popullarizuar nga disa mijëra njerëz çdo ditë.
Në të njëjtën kohë, është e nevojshme të fillohet një ndryshim në sjelljen e turistëve, thotë Nathalie Roux, kryetarja e Doucier, një nga fshatrat buzë liqenit.
“Mendoj se popullata nuk është ende realisht e gatshme të marrë të gjitha masat ekologjike, domethënë të mbërrijë me piknikun e saj dhe të largohet me koshat e plehrave për shembull. Ekologjia do të fillojë me ndryshimin e sjelljes së njerëzve”, shprehet ajo, përcjell albinfo.ch.
Por ky konfigurim i ri i liqenit me ujërat do të ketë edhe pasoja ekonomike për tregtarët.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje