Shqiperia

Policia shqiptare njoftoi gabimisht, 3 të mbyturit në det janë nga Tirana e jo Kosova

Ngjarja tragjike e cila tronditi sot Shqipërinë ku u raportua se babai dhe dy djemtë e tij të mitur janë mbytur në plazhin Vilë-Boshtovë të Kavajës shkaktoi paqartësi rreth prejardhjes së viktimave.

Policia e Shqipërisë fillimisht njoftoi se viktimat janë shtetas nga Kosova, por më vonë përmes një njoftimi tjetër nga të dhënat mbi viktimat bëri të ditur se tre të mbyturit janë nga Tirana.