Shqiperia
Shqipëri: Protestojnë studentët e mjekësisë, kundërshtojnë vendimin që ua ndalon të ikin nga vendi
Një vendim i Qeverisë së Shqipërisë që ndalon studentët e mjekësisë të lëshojnë vendin 5 vjet pas përfundimit të studimeve, ka nxjerrë në protestë studentët.
Ata protestuan të enjten para Parlamentit të Shqipërisë, duke kundërshtuar këtë vendim, transmeton albinfo.ch.
“Masa më drastike që ne mendojmë të marrim është bojkotimi i vitit të ardhshëm akademik. Me këtë protestë po tregojmë qëndrimin tonë ndaj një propozimi që del papritur si projektligj. Është absurde të detyrosh mjekët të rrinë kur nuk ke pagat për të mbajtur këta mjekë. Unë jam nga ato që dua të rri në Shqipëri, por na detyrojnë të ikim me mënyrat e tyre”, tha një nga përfaqësueset e protestës studentore.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama theksoi se “çdo student që do të hyjë në Universitetin e Mjekësisë do të njihet me faktin që për t’u pajisur me diplomë do të duhen 5 vjet në shërbim të këtij populli”.
Sipas tij, ky vendim është i domosdoshëm në kushtet kur vende të pasura janë bërë ndalesa e fundit për shumë profesionistë të kualifikuar.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën