Lajme
Në Gjermani pritet që pagesa minimale të rritet në 14 euro për orë
Paga minimale në Gjermani do të rritet në dy faza, nga vlera aktuale 12 euro, në 12,82 euro në orë, përcjell albinfo.ch.
Gjermania do të rrisë pagën minimale në 12,41 € (13,51 dollarë) në orë, duke filluar nga 1 janari 2024, bazuar në rekomandimet e reja nga Komisioni i Pagës Minimale të vendit. Paga minimale aktuale është 12 € në orë.
Nga ana tjetër, Socialdemoratët e Gjermanisë angazhohen për një rritje të pagesës minimale në 14 euro për një orë. Kështu tha kryetari i kësaj partie, Lars Klingbeil, në një intervistë për gazetën „Bild am Sonntag“.
Referuar propozimit të tashëm të komisionit përgjegjës, pagesa minimale duhet të rritet prej 1 janari 2024 nga 12 në 12.41 euro për një orë. Mirëpo, Lars Klingbeil tha se kjo nuk mjafton në kushte të tashme të inflacionit të lartë. Prandaj, partia e tij do të angazhohet në qeverinë federale që Gjermania të zbatojë Direktivën Evropiane të Pagesës Minimale në vitin 2024. Atëherë kjo mund të rritet përsëri. „Nëse direktiva zbatohet plotësisht, pagesa minimale për një orë do të ishte midis 13.50 dhe 14 euro“, tha ai.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë