Kosova

Clinton ia kushton një pjesë të fjalimit Kosovës

Gjatë pritjes madhështore që iu organizua në Tiranë, Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton, një pjesë të fjalimit të tij ia kushtoi Kosovës.

Ai theksoi se ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do të donte të mos kishte ndodhur kurrë.

“Nuk është më në dorën time, por të kosovarëve. Mendoj se autoritetet kanë bërë një gabim me zgjedhjen e katër kryetarëve të rinj”, tha Clinton.

Ai madje tha se duhet të ndalet kjo marrëzi.

“Duhet të përfitojnë nga momenti për ta ndalur këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ata njerëz në ato komuna kanë nevojë për një qeverisje të denjë dhe qytetarët duhet të votojnë”, theksoi ish-presidenti amerikan.