Kosova
Vushtrria përgatitet për pritjen e mërgimtarëve, shpeshton punën në shërbimet administrative
Përgjatë muajve të verës, Komuna e Vushtrrisë duke filluar nga kjo e shtunë do japë shërbime administrative për mërgimtarët gjashtë ditë në javë.
Po ashtu, këto shërbime mërgimtarët mund t’i marrin tash në gjashtë sportele.
Drejtoresha e Administratës në Vushtrri Hava Rruka-Mlinakun, ka sqaruar se për dy muaj shërbimet për mërgimtarët do të ofrohen të shtunave nga ora 10:00 deri në orën 14:00.
“Ashtu si vitin e kaluar drejtoria e administratës në bashkëpunim me kryetarin ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një qëndrim sa më të mirë dhe një mikpritje sa më të mirë për bashkatdhetarët tanë, duke filluar sot 1 korrik deri më 31 gusht do ta kemi shërbimin edhe të shtunave prej orës 10:00 deri në ora 14:00. E kemi parë të arsyeshme të zgjerojmë edhe sportelet për shërbim për qytetarë”.
Shërbimet kryesore që më së shumti kërkohen nga mërgimtarët janë pajisja me certifikatat e fëmijëve të lindur jashtë vendit në mënyrë që më tutje të mund të pajisen me letërnjoftim apo pasaportë.
Ndërkohë, kryetari i Komunës, Ferit Idrizi ka njoftuar edhe për përmirësim të shërbimeve të tjera.
“Këtë vit do të kemi edhe shërbime shtesë. Diasporës i dëshiroj mirëseardhje, te ne do t’i gjejnë të gjitha shërbimet. Ne jemi përkujdesur që për diasporën t’i sigurojmë edhe vend parkingjet e automjeteve mandej kemi aktivitete të ndryshme kulturore të cilat janë përgatitur nga drejtoria e kulturës”, është shprehur Idrizi, përcjell albinfo.ch.
Përveç shërbimeve administrative, mërgimtarët do të kenë mundësi të shijojnë edhe aspektin kulturor të Vushtrrisë.
“Kemi dy festivale, njërin në muajin korrik dhe njërin në muajin gusht dhe ato do të përcillen me aktivitete të ndryshme kulturore. Jemi munduar që në këtë sezon veror ta presim diasporën që janë pjesë e familjeve tona sa më mirë e sa më ngrohtë”, u shpreh tutje kryetari i komunës së Vushtrrisë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










