Lajme
Një kosovar i dehur përplaset në mur me makinën e tij
Një shofer i dehur ka pësuar lëndime të lehta në një aksident në Rickenbach në mbrëmjen e të premtes. I është konfiskuar patenta e shoferit
Aksidenti ka ndodhur në Rickenbach, Kantoni Thurgau. Shoferi po lëvizte në Kirchbergstrasse në drejtim të fshatit Bazenheid pak para orës 23:30, transmeton albinfo.ch. Sipas konstatimeve të policisë së kantonit Thurgau, ai ka humbur kontrollin e automjetit të tij pasi ka dalë nga rrethrrotullimi.
Kjo pastaj ka goditur një barrierë kantieri të ndërtimit dhe më pas është përplasur me murin prej betoni të nënkalimit hekurudhor, shkruan polizeinews.ch.
Shoferi ka pësuar lëndime të lehta dhe është dashur të dërgohet në spital nga shërbimi i ambulancës. Dëmi material është rreth 20 mijë franga.
Një test i alkoolit në frymëmarrje ka treguar një vlerë mbi 1 mg/l.
31-vjeçarit kosovar i është konfiskuar patentë shoferi nga Zyra e Qarkullimit Rrugor. Prokuroria ka urdhëruar një analizë gjaku.
(Foto: Kapo TG)
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë