Lajme
Franca nxjerr në rrugë 45 mijë policë për të shpërndarë protestuesit
Të premten në mbrëmje, policia franceze ka filluar me planin për të shpërndarë protestuesit nga ‘Place de la Concorde’ në Paris.
“Operacioni i pastrimit është duke vazhduar në Place de la Concorde”, tha policia në një deklaratë, shkruan DW.
Anne-Sophie Simpere, një autore dhe ish-kërkuese në Amnesty International, tha për DW se dhuna në Francë do të përsëritet nëse nuk merren masa afatgjata.
“Duke marrë parasysh trazirat dhe dëmet, duke përfshirë dëmtimin e pronës publike, ju mund të kuptoni pse [qeveria] po vendos forca. Megjithatë, unë mendoj se ata duhet të trajtojnë gjithashtu shkakun e thellë, rrënjësor të zemërimit të këtyre të rinjve”, u shpreh ajo, përcjell albinfo.ch.
Për të shpërndarë protestuesit u desh që me urdhër të Ministrit të Brendshëm të Francës, Gerald Darmanin, të zbarkojnë në Paris 45,000 policë dhe xhandarmë.
Njoftimi erdhi ndërsa autoritetet po përgatiteshin për natën e katërt të dhunës.
Rreth 40,000 policë u mobilizuan mbrëmjen e kaluar për t’u marrë me trazirat pas vrasjes së 17-vjeçarit Nahel në periferi të Parisit, Nanterre, shkruan DW.
Për të vënë nën kontroll trazirat, Franca ndaloi transportin publik në të gjithë vendin. Ministria e Brendshme franceze thotë se u ka kërkuar të gjitha autoriteteve lokale që të mbyllin shërbimet publike të autobusëve dhe tramvajit përpara perëndimit të diellit, në një përpjekje për të rivendosur rendin, përcjell albinfo.ch.
Masa do të zbatohet në mbarë vendin nga ora 21:00. (1900 GMT).
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë