Lajme
Bie inflacioni në Eurozonë
Inflacioni vjetor ra në 5.5% në 20 vendet e eurozonës, por përkundër kësaj, Banka Qendrore Evropiane pritet ende të rrisë normat e interesit në korrik.
Norma gjatë majit kishte arritur deri në 6.1%. Por kjo ulje nuk e ka ndryshuar qëndrimin e Bankës Qendrore Evropiane pasi që kjo e fundit pritet të vazhdojë me rritjen e normave të interesit, shkruan DW.
Rritja do të bëhet deri në kohën kur norma e inflacionit të bjerë në 2% janë shprehur nga bankat qendrore në Evropë, SHBA dhe Britani të Madhe, pasi kjo shifër konsiderohet më e mira për ekonominë.
Sipas statistikave të Bashkimit Evropian, çmimet e energjisë ranë me 5.6% pas krizës së vitit të kaluar, ndërsa inflacioni i çmimeve të ushqimeve u rrit me 11.7%, duke u zbutur nga 12.5% në maj, përcjell albinfo.ch.
Inflacioni bazë, i cili është një përshkrim më i saktë i presioneve afatgjata të çmimeve, u rrit nga 5.3% muajin e kaluar në 5.4%.
Pushtimi rus i Ukrainës dhe pasojat e tij të shumta erdhën vitin e kaluar në fund të pandemisë COVID-19, rritën çmimet e ushqimit dhe energjisë dhe duke çuar në frikën e recesionit, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç Votuesit në kantonin zviceran të Aargau kanë hedhur poshtë një iniciativë të popullit për të ulur...
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë