Lajme
Ylfete Fanaj “merr çelësat” e qeverisë: I besohet resori për drejtësi dhe siguri
"Me shumë respekt mora çelësat e ndërtesës së qeverisë (nga paraardhësi, Paul Winiker). Le t'i përdorim këta çelësa së bashku për punë të mira"
Para më shumë se një muaji, në raundin e dytë të zgjedhjeve për ekzekutivin e Kantonit të Lucernit, politikania zvicerane-shqiptare, Ylfete Fanaj arriti atë që deri më tani nuk e kishte arritur asnjë politikan me rrënjë shqiptare në Zvicër: u zgjodh në Qeverinë e Kantonit. Sipas procedurave në fuqi, ajo, postin qeveritar e ka marrë sot, gjegjësisht më 1 korrik nis ushtrimin e detyrës, shkruan albinfo.ch.
Resori që i është ndarë Yllete Fanajt është ai i drejtësisë dhe sigurisë, mbase më i rëndësishmi në nivel kantoni.
Sot, me rastin e marrjes simbolike të “çelsave” qeveritarë, Ylfetja ka bërë një postim në rrjetet sociale, me ç`rast falënderon paraardhësin e saj në detyrë, Paul Winiker dhe zotohet se do të punojë për mirëqenien e popullit të kantonit.
“Sot paraardhësi im, Paul Winiker, më dorëzoi simbolet e zyrës së Shefit të Drejtësisë dhe Sigurisë. Këto kanë një domethënie të thellë: ato simbolizojnë përgjegjësinë ndaj njerëzve tanë dhe shoqërisë për të siguruar mirëqenien e të gjithëve. Me shumë respekt mora çelësat e ndërtesës së qeverisë. Le t’i përdorim këta çelësa së bashku për punë të mira.
Do të doja të falënderoja paraardhësin tim Paul Winiker për punën e tij dhe që më mundësohet të mund të marr një staf të shkëlqyeshëm dhe një departament që funksionon shumë mirë”, përfundon postimi i Ylfete Fanajt, i shoqëruar nga disa fotografi që pasqyrojnë “pranimdorëzimin” e postit të saj të ri, shkruan albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?