albinfo.ch
Gruaja
Heidi Lushtaku dhe Noizi, me fëmijët jetimë të Tiranës
Heidi së bashku Noizyn u kanë bërë një surprizë të këndshme fëmijëve jetimë të të jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë
Modelistja dhe ambasadorja e organizatës humanitare „Vox Infantis“ në Zvicër, Hedi Lushtaku, e shoqëruar nga reperi i njohur shqiptar Noizy, ka zgjedhur për festat e fundvitit t’u dhurojë disa çaste të gëzueshme fëmijëve të jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë.
“Një moment shumë i bukur dhe i rëndësishëm për mua. Edhe Noizy ndihmon fëmijët jetimë dhe do të bashkëpunojmë së bashku që edhe në të ardhmen t’i ndihmojmë edhe më shumë fëmijët e kësaj kategorie”, tha për albinfo.ch ambasadorja e organizatës humanitare „Vox Infantis“ në Zvicër, Heidi Lushtaku.
Heidi së bashku Noizyn u kanë bërë një surprizë të këndshme fëmijëve jetimë, të cilët i kanë shumë për zemër Heidin dhe Noizin. Nuk kanë munguar as dhuratat për fëmijët. Hedi Lushtaku ka shpërndarë në profilin e sa në Facebook disa fotografi, ku tregon për momentet e bukura që ka kaluar në shtëpinë e fëmijëve të jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë.
Modelistja ditë më parë ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e ambasadores së organizatës humanitare “Vox Infantis“ në Zvicër, ku ajo do të jetë pjesë e projekteve mbështetëse për fëmijët jetimë.
Ajo në cilësinë e ambasadores ka paralajmëruar në Kosovë dhe Shqipëri disa projekte për të ndihmuar fëmijët shqiptarë jetimë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025