Financa
Euro, edhe dixhitale
Qëllimi është që publiku në gjithë eurozonën të jetë në gjendje të kryejë pagesa në çdo kohë, online dhe offline, pa pagesë, me bizneset të detyruara të pranojnë monedhën dixhitale
Komisioni Evropian hodhi bazat për pranimin e euros dixhitale si mjet ligjor në eurozonë.
Me pagesat pa para, duke u bërë më të zakonshme pas pandemisë Covid-19, euro pritet të “përshtatet në epokën dixhitale”, tha në një konferencë shtypi nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.
Qëllimi është që publiku në gjithë eurozonën të jetë në gjendje të kryejë pagesa në çdo kohë, online dhe offline, pa pagesë, me bizneset të detyruara të pranojnë monedhën dixhitale, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Komisioni tha se përdoruesit e euros dixhitale do të përfitonin nga privatësia më e madhe gjatë shpenzimeve të tyre me më pak të dhëna të zbuluara sesa një transaksion me një pagesë me kartë.
Një propozim i dytë, sipas komisionit, siguron vendin e parave të gatshme në zonën e euros si një mjet pagese i pranuar gjerësisht, ndërsa puna vazhdon për futjen e euros dixhitale.
Komisionerja e Shërbimeve Financiare të BE-së, Mairead McGuinness, theksoi në një konferencë për shtyp se “euro dixhitale duhet të plotësojë dhe jo të zëvendësojë rolin e parave të gatshme”.
“Për shumë njerëz, paraja është mbret”, theksoi McGuiness, duke vënë në dukje se ”besimi i publikut në euron dixhitale do të ishte thelbësor për suksesin e monedhës”.
“Pasi të miratohet nga vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian, kuadri i lejon Bankës Qendrore Evropiane (BQE) të lëshojë euron dixhitale, ‘nëse dhe kur’ vendos ta bëjë këtë”, thuhet në një deklaratë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














