Lajme

BE: Gati baza ligjore për prodhimin e euros dixhitale

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, publikoi sot një propozim që do të jetë baza ligjore, mbi të cilën mund të nisë prodhimi i një euro dixhitale.

Ekzekutivi ka paraqitur një propozim legjislativ për kursin ligjor të parave të gatshme në euro, për t’u siguruar që ai është i pranuar dhe i aksesueshëm në zonën e euros, dhe një propozim legjislativ që vendos kuadrin ligjor për euron dixhitale së bashku me paratë e gatshme në euro.

Nëse miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, BQE-ja do të vendosë nëse dhe kur do të emetojë euron dixhitale, pritshmëria nuk është para vitit 2028.

“Euro dixhitale do të ishte një plotësues i dobishëm për paratë e gatshme, por nuk do t’i zëvendësonte ato, do të ofronte një lloj alternative ndaj mjeteve dixhitale të pagesës. Do të ishte më e sigurt, e menjëhershme dhe e përshtatshme mënyra për të paguar”, deklaroi nënkryetari i Komisionit të BE-së, Valdis Dombrovskis, kur prezantoi propozimin legjislativ të ekzekutivit evropian.