Lajme

Kanadaja nis hetimin për aksidentin e Titan-it

Autoritetet kanadeze kanë nisur hetimin për aksidentin e nëndetëses Titan, e cila kishte mision vizitën te rrënojat e Titanikut në Atlantikun e Veriut.

Nëndetësja kishte pesë persona në bord. Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë (TSB) “ka filluar hetimin e sigurisë në ngjarjen fatale që përfshin anijen Polar Prince, anije kanadeze, nga e cila zhytet zhytësja e vogël e turizmit”, njoftoi të shtunën presidentja e saj, Kathy Fox, shkruan RTS.

Një hetim i tillë zakonisht zgjat nga 18 deri në 24 muaj, por TSB do të përpiqet ta kryejë më shpejt, pasi që të gjithë duan përgjigje.

Bordi i Sigurisë së Transportit i Kanadasë është agjencia përgjegjëse për hetimin e aksidenteve ajrore, hekurudhore dhe detare me qëllim të përmirësimit të sigurisë së transportit.

Një hetim i dytë, i veçantë, u hap nga Policia Mbretërore Kanadeze e Montuar (RCMP).

Hetuesit kanë për qëllim të shqyrtojnë rrethanat që çuan në vdekjen e pesë personave që ishin në bord, përcjell albinfo.ch.