Sporte Luftarake

Karateisti nga Kosova e shpall Shqipërinë kampione në Lojërat Evropiane

Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi, është shpallur kampion në Lojërat Evropiane, duke e përfaqësuar Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.

Karaqi u shpall kampion në kategorinë deri në 84 kilogramë, ku e mposhti holandezin Brian Timmermans me rezultat 3:2.

Fillimisht, karateisti nga Kosova e mundi kroatin Enes Gariboviq me rezultat 2:0, më pas humbi 5:3 nga polaku Michal Babos, ndërsa luftën vendimtare e fitoi ndaj grekut Konstantinos Mastrogiannis.

Në gjysmëfinale ai kishte përballë karateistin nga Italia, Michele Martina, ku luftën e fitoi me rezultat 3:2, ndërsa në finale ishte më i mirë se holandezi Timmermans.