Lajme
Prokuroria heton vrasjen e Shqiponja Isufit, bashkëshorti ka pranuar krimin
Zyra e prokurorit publik në Baden kishte hapur procedim penal për vrasje të qëllimshme, por tani ajo po heton për vrasje të rëndë
Një person 48-vjeçar me shtetësi zvicerane (shqiptar, me prejardhje nga Maqedonia) është duke vuajtur burgun hetues, transmeton albinfo.ch. Ai pranon se ka vrarë gruan e tij dhe, viktima është ekonomistja Shqiponja Isufi.
Në shtator të vitit të kaluar, policia pati gjetur të vdekur në banjën e saj 41-vjeçaren Shqiponja Isufi. Një ditë më vonë, burri i saj, një shtetas zviceran me origjinë nga Maqedonia e Veriut, qe arrestuar, shkruan aargauer Zeitung. Shqiptarja nga Kosova mësohet se ka qenë viktimë e aktit të njohur si femicid, që ka bërë bujë në diasporën shqiptare.
Bashkëshorti i saj është një shqiptar i Maqedonisë, i natyralizuar në Zvicër më shumë se 20 vjet më parë.
Prokuroria publike ka konstatuar se bëhet fjalë për vrasje me dashje dhe e ka vënë 48 vjeçarin në mbajtje. Hulumtimi i “Tages-Anzeiger” tani tregon se i fajësuari ka pranuar se ai ka vrarë gruan e tij. Tani ai po mbahet në burgun për hetime.
Zyra e prokurorit publik në Baden kishte hapur procedim penal për vrasje të qëllimshme në lidhje me krimin e dhunshëm – por tani ajo po heton për vrasje të rëndë, konfirmoi Adrian Schuler, zëdhënës i zyrës së prokurorit publik Aargau me kërkesë të gazetës.
Vrasja e rëndë ndryshon nga vrasja me paramendim me faktin që autori tregohet veçanërisht i paskrupullt gjatë kryerjes së aktit kriminal, përcjell albinfo.ch.
Dënimi minimal për vrasje të rëndë është dhjetë vjet burgim, ndërsa për vrasje me dashje ose me paramendim, minimumi pesë vjet.
Prezumimi i pafajësisë vlen deri në dënimin përfundimtar. Ende nuk dihet se kur do të gjykohet ky person.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha