Lajme
Bie për 90 për qind importi i naftës ruse
Importet e naftës së Bashkimit Evropian (BE) nga Rusia shënuan 90 për qind rënie në mars, krahasuar me shifrën mesatare mujore të viteve 2019-2022 për shkak të sanksioneve nga lufta e Moskës në Ukrainë.
Sipas të dhënave të Eurostat, importet totale të naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës nga Rusia në vendet anëtare të BE-së ranë në 1.4 milionë tonë në mars, krahasuar me 15.2 milionë tonë mesatarisht në 3 vjetët e mëparshme.
Ndalimi i importeve të naftës së papërpunuar nga rrugët detare ka hyrë në fuqi më 5 dhjetor të vitit 2022, ndërsa ndalimi i produkteve të naftës ka hyrë në fuqi më 5 shkurt të vitit 2023.
Dërgesat e naftës së papërpunuar të Rusisë në BE ranë nga 12.4 milionë tonë në janar të vitit 2022, para fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, në 3.7 milionë tonë në dhjetor të vitit 2022.
Importet e naftës bruto të BE-së ranë në 1.17 milionë tonë në mars.
Ndërkohë, importet e derivateve të naftës ranë nga 3.3 milionë tonë në janar të vitit 2022 në 700 mijë tonë në shkurt të këtij viti dhe në 300 mijë tonë në mars.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës