Shqiperia
Riviera shqiptare bën jehonë edhe në mediat holandeze
Shqipëria është një përvojë autentike dhe destinacioni më i preferuar i turistëve holandezë edhe për këtë vit, falë edhe kureshtjes që ngjalli programi më i ndjekur në Holandë “Wie is de Mol?”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e botuar nga revista holandeze “RTL News”, e cila thekson se edhe një prej “Reality show” më të ndjekur në Holandë u regjistrua në vendin tonë.
Rama tha se “regjistrimet e ‘Wie is de Mol?’ u zhvilluan në destinacionet më të bukura të vendit tonë, duke e kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve më të dëshirueshme”.
“Është media prestigjioze holandeze “RTL News” që konfirmon se këtë vit kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50 %, ku “gjithmonë e më shumë turistët po kërkojnë diçka ndryshe nga destinacionet e zakonshme dhe duan një përvojë autentike”, që e gjejnë pa dyshim te ne. Vitin e kaluar, turistët nga Holanda ishin ndër grupet me rritjen më të shpejtë, +204 %, dhe e njëjta tendencë po vazhdon edhe gjysmën e parë të vitit 2023″, shkruan Rama.
Sipas RTL News, këtë vit kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50 % dhe të gjitha agjencitë janë të rezervuara.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane