Botë
Fluks turizmi në Francë, qeveria me masa për shpërndarjen e turistëve
Është një nga perlat e turizmit francez. Plazhi Etretat dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm tërheqin 10 mijë persona në ditë në pikun e sezonit, një fluks që përbën një kërcënim real për ambientin dhe madje ekzistencën e vetë shkëmbinjve, që mund të dëmtohen nga erozioni dhe ndotja.
“Ne kemi rreth 1.5 milionë vizitorë në vit. Nga këta, rreth 800 mijë janë udhëtarë ditorë, njerëz që vijnë për ta vizituar ditën dhe që nuk qëndrojnë natën. Ne duam ta ndryshojmë këtë dhe po bëjmë që njerëzit të vijnë edhe në dimër, në mënyrë që të shpërndahen”, thotë Shai Mallet, ambientaliste, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Qeveria franceze ka prezantuar një plan për të kontrolluar turizmin e tepruar në zona historike si mali San Shishel dhe thesare të tjera kombëtare si ishulli i Berhatit, apo parku kombëtar Kalanke’.
Shteti francez po konsideron edhe marrjen e masave për të lehtësuar turizmin masiv në shkallë vendi. Një nga objektivat e tij është që “influencuesit” në rrjetet sociale të flasin edhe për pasojat dhe të inkurajojnë njerëzit të kërkojnë shtigje të tjera përveç atyre të zakonshme. Franca, thonë zyrtarët, është shumë më tepër se Parisi.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15- ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetë dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë kërkuar nga qytetarët që janë të sëmurë, së pari të...
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?
-
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme dypalëshe