Lajme
Jehona “tmerruese” e gjetjeve të një sondazhi në Gjermani
Rezultatet e një sondazhi të fundit për burrërinë dhe paragjykimin për femrat shkaktuan shumë reagime në Gjermani
Bëhet e ditur se rezultatet e një sondazhi të fundit për burrërinë shkaktuan shumë reagime në Gjermani për shkak të disa qëndrimeve që tingëllojnë tmerruese. Po cili është ky sondazh dhe a janë kaq toksikë burrat në Gjermani?
Lidhur me këtë temë, si idol yllin e TikTok-ut dhe të vetëshpallurin “femërurrejtës”, Andrew Tate? Rezultatet e një sondazhi para disa ditësh kaluan si lajm shokues nëpër mediat gjermane: dhuna në familje është “e pranueshme”, gratë e kanë vendin në kuzhinë dhe homoseksualiteti i jetuar hapur refuzohet. Miratimi për pohime të tilla në Gjermani, sipas një sondazhi të fundit të organizatës joqeveritare, Plan International ëshë i madh. Kështu çdo i treti mashkull i anketuar nuk e sheh si ndonjë problem të madh kur nganjëherë ushtrohet edhe dhunë ndaj femrës. 34% nga të pyeturit shprehen, se mund t’i japin ndonjë shuplakë partneres për “t’i nxitur respektin”.
Për sondazhin e Plan International, “Tensioni i burrërisë” janë anketuar 1000 burra dhe gra nga mosha 18 deri në 35 vjeç në një pyetësor online të standartizuar. Edhe përgjigje të tjera tregojnë një imazh irritues për burrërinë. 48% e të anketuarve nuk pranojnë që homoseksualiteti të jetohet hapur. Si idole të tyre ata kanë përmendur miliarderin, Elon Musk dhe influencerin Andrew Tate, që në platformën TikTok paraqitet si urrejtës i femrave dhe që ka bërë emër me deklarata si “femrat janë një simbol ultimativ statusi” dhe “jeta e burrit është luftë”.
Pasi rezutaltatet e sondazhit u përhapën me shpejtësi në media, erdhën breshëri kritikash. Përdoruesit në mediat sociale shprehën dyshime për saktësinë e studimit, duke përmendur se sondazhi i zhvilluar online, të le të kuptosh, se bëhet fjalë vetëm për një grup të caktuar të afërt me internetin dhe se sondazhi nuk është përfaqësues. Të tjerë kritikuan mungesën e pyetjeve konkrete. I gjithë debati rrotullohej rreth pyetjes: A ka të ngjarë që meshkujt e rinj të mendojnë dhe veprojnë kështu?
“Kështu nuk bëhet”
Edhe për ekspertët sondazhi online ka pikta e dobta. “Do të kisha dashur të dija më saktë, si është konceptuar studimi e si janë dhënë përgjigjet, kjo nuk është transparente për fat të keq”, thekson sociologu Dag Schölper nga Forumi Federal i Burrave, një përfaqësi interesash për djemtë e rinj dhe burrat gjermanë. “Po pavarësisht kësaj: edhe sikur mes 1000 burrave të pyetur rastësisht, një e treta jep një përgjigje edhe sikur jo seriozisht miratuese për pyetjen, nëse mund ta përfytyrojnë që të godasin partneren, atëherë ata kanë shprehur miratimin për këtë dhe nuk pasur impulsin të thonë, kështu nuk bëhet.”
Schölper thotë më tej, se që ka një qëndrim të tillë dhe se në pjesë të shoqërisë kjo edhe jetohet, këtë e tregojnë statistikat për dhunën. Shifrat i japin Dag Schölper të drejtë: Rreth 143.000 vetë në vitin 2021 (statistika e fundit ekzistuese) kanë përjetuar dhunë nga partneri apo ish-partneri, sipas të dhënave të Zyrës Federale të Kriminalistikës. Në rreth 80% të rasteve viktimat kanë qenë femra, dhunuesit në masë të madhe burra. Kjo shënon një rënie të lehtë kundrejt një viti më parë, por me vështrim në vitet e fundit, vërehet një rritje e dhunës.
Paragjykime kundrejt femrave
Edhe në lidhje me imazhin e mashkullit dhe paragjykimeve të caktuara, shifrat janë shqetësuese. Ja disa shembuj: ” Në një sondazh të Qendrës për Antidiskriminimin të qeverisë gjermane në vitin 2017 rreth 40% e të anketuarve ndjehen të bezdisur nga homoseksualiteti i treguar publikisht. Ndërsa në një sondazh të Kombeve të Bashkuara për “2023 Gender Social Norms Index” rreth 90% e të anketurave janë shprehur me paragjykime për femrat. Dy të tretat nuk besojnë në aftësinë e grave për lidership në politikë. Kurse një e treta e pranon, nëse një burrë e qëllon një grua. Ky indeks “nuk tregon përmirësime në qëndrimet ndaj femrave prej një dekade”, e kjo megjithë fushatat e shumta, bilancoi OKB në ditët e fundit.
Por pse është në modë ende e ashtuquajtura burrëri toksike? “Ka gjithmonë lëvizje si lavjerrësi, që reflektohen edhe në sondazh”, thotë Schölper. “Kështu homoseksualiteti dhe jeta “queer” është tani gjithnjë e më publike dhe nuk zhvillohet në fshehtësi. Kush ka problem me këtë ndjehet i sfiduar dhe ndoshta i kërcënuar.” Edhe krizat bëjnë që rolet e vjetra të trashëguara të rivihen në funksion, kështu njerëzit i rikthehen të shkuarës për të pasur një ndjesi të sigurisë.”
Në krizën e Coronës, sociologët vunë re një rikthim në rolete dikurshme gjinore. Gratë u rikthyen më shumë punën e kujdesit familjar, dhe dhuna familjare shënoi rritje. “Parë në anën globale jemi në një lëvizje me drejtim të kundërt, ku imazhet gjinore të ngurta dhe mendjengushta po forcohen sërish.” Këto shifra janë për Schölper një porosi e qartë: “Kemi nevojë për më shumë punë me djemtë e rinj dhe burrat. Në nivelin lokal do kuptuar, se duhet të jetë normale që të kemi edhe një strukturë këshillimi për meshkujt, që ata të mos ndeshin dhe të marrin këshilla në internet nga njerëz si Andrew Tate.”
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës Zgjerimi i autostradës u refuzua në kutinë e votimit të dielën. Në kundërshtim me këshillën e...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut