Kosova

MPJ e Kosovës: Kalimi në këto pika kufitare me Serbinë nuk është i sigurtë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës përmes një njoftimi të lëshuar minuta më parë ka njoftuar se në territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova.

“Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Kjo ministri edhe ditë më parë ka ftuar qytetarët e Kosovës e bashkatdhetarët që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë.