Lajme
FMN: Eurozona ka nevojë për norma më të larta të interesit për të ulur inflacionin
Banka Qendrore Evropiane (BQE) duhet të vazhdojë të rrisë normat për të ulur inflacionin në Eurozonë, me qëllim që të ndihmojë dhe të rregullojë situatën e politikës fiskale.
Kështu ka theksuar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke shtuar se qeveritë e BE-së duhet të pajtohen për reformën që rregullon borxhin e bllokut.
“Politika monetare, duhet të vazhdojë të shtrëngohet, për të ulur inflacionin në përputhje me objektivin e BE-së, në kohën e duhur”, tha FMN në një raport, të cilin ua prezantoi ministrave të financave të Eurozonës dhe BQE-së.
BQE rriti kostot e huamarrjes, në nivelin më të lartë në 22 vjet dhe tha se inflacioni mbetet i lartë, por garantoi një lëvizje tjetër muajin e ardhshëm.
FMN-ja u bëri thirrje qeverive të Eurozonës, që të ndihmojnë BQE-në duke shkurtuar shpenzimet, sepse rritja ekonomike do të jetë modeste këtë vit dhe vitin e ardhshëm, pavarësisht shtrëngimit të kushteve financiare.
“Konsolidimi fiskal, duhet të vazhdojë për të lehtësuar presionet inflacioniste dhe për të rindërtuar hapësirën fiskale”, shtoi FMN-ja.
Po ashtu, FMN-ja u bëri thirrje qeverive të BE-së, të përfundojnë reformën, në vazhdim të rregullave fiskale të bllokut, të cilat u vendosën për të parandaluar huamarrjen e tepërt nga qeveritë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











