Shqiperia
40 organizata i kërkojnë Britanisë të heqë Shqipërinë nga lista e “vendeve të sigurta”
Në një letër të hapur, Njësia Ligjore e Fëmijëve Emigrantë dhe Refugjatë, së bashku me 40 organizata të tjera kërkuan që Shqipëria të hiqej nga lista e “vendeve të sigurta” në projektligjin e Qeverisë Britanike për Migrimin Ilegal.
Situata me emigrantët shqiptarë që kalojnë ilegalisht në Britaninë e Madhe ka krijuar një pasojë jo të mirë për vetë Shqipërinë. 40 organizata ndërkombëtare i kanë dërguar letër autoriteteve të Mbretërisë së Bashkuar, ku i kërkojnë që të Shqipëria të hiqet nga lista e “vendeve të sigurta”, duke marrë shkas nga numri i lartë i azilkërkuesve.
Në letrën në fjalë renditen disa nga problematikat që janë problematike në vendin tonë, si korrupsioni, trafiku i qenieve njerëzore, bandat, apo diskriminimi i komunitetit LGBTQI, romëve dhe egjiptianëve.
Kategorizimi i Shqipërisë si vend i sigurt nga Projektligji i Migracionit të Paligjshëm do të nënkuptonte se shqiptarët do të ktheheshin menjëherë pasi kapeshin në shtetin ishull, pavarësisht nga kërkesat e tyre për azil apo të drejtat e njeriut, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
“Sipas mendimit tonë, përfshirja e Shqipërisë në një listë të tillë të vendeve të sigurta është një vendim i gabuar. Shqipëria nuk i përket BE-së (nuk është anëtarësuar) dhe as nuk i plotëson ato standardet e nevojshme për t’u klasifikuar si një “vend i sigurt”.
UNHCR-ja ka shprehur me vend shqetësimet e saj, duke deklaruar: “UNHCR është e shqetësuar që lista përfshin Shqipërinë, pavarësisht udhëzimeve të vendit të botuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendimeve të gjykatave të MB, të cilat pranojnë se grupe të caktuara shtetasish shqiptarë mund të jenë në rrezik të persekutimit”. Përcaktimi i një shteti si ‘vend i sigurt’ kërkon konfirmimin se “në përgjithësi në atë shtet nuk ka rrezik serioz të persekutimit të shtetasve të atij shteti”, thuhet ndër të tjera në letër.
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës