Kosova
Parlamenti i zgjat mandatin Swisscoy-t deri në fund të vitit 2026
Janë numëruar 122 vota pro, 44 kundër dhe 11 abstenime. Votat kundër kanë ardhur nga Grupi Parlamentar i SVP-së, abstenimet nga të Gjelbrit
Ushtria zvicerane do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë edhe për tre vjet. Parlamenti është shprehur në favor të zgjatjes së misionit të Swisscoy deri në fund të vitit 2026, shkruan albinfo.ch.
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka miratuar zgjatjen e mandatit me 122 vota pro, 44 kundër dhe 11 abstenime. Dhoma e Kantoneve (Senati) kishte miratuar tashmë zgjatjen e mandatit, thuhet në një komunikatë të shërbimeve të Parlamentit.
Votat kundër kanë ardhur nga Grupi Parlamentar i SVP-së, abstenimet nga të Gjelbrit.
Me misionin Swisscoy, Zvicra po dëshmon se po bën pjesën e saj të punës për të garantuar stabilitetin në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sigurinë në Evropë, argumentoi Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch. Kjo është veçanërisht e rëndësishme aktualisht, për shkak të luftës së agresionit rus në Ukrainë.
Një përshkallëzim në rajon do të rriste shumë presionin e migracionit në Zvicër. Ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd, e kishte thënë tashmë këtë në debatin e Dhomës së Kantoneve, në muajin mars.
Vendimi parlamentar i jep gjithashtu të drejtën qeverisë së shtetit për të shtuar kontigjentin zviceran në forcën shumëkombëshe të KFOR-it të NATO-s. Ky shtim mund të bëhet me deri në 30 pjesëtarë të forcave të armatosura për një periudhë të pakufizuar gjatë mandatit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun