Kosova
Presidenti i Shqipërisë për kidnapimin e policëve: Akt i rëndë, ndërkombëtarët të ndërhyjnë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit kosovar nga policia e Serbisë, përcjell albinfo.ch.
Begaj tha se ky është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.
“E dënoj me forcë këtë akt dhe u bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë”, tha Begaj.
Tutje, Begaj iu bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të dekurajojnë veprime të tjera të ngjashme.
“Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për shtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA-në dhe BE-në për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, tha Begaj.
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke...
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vendosë gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s Google nuk ka pse të fshijë artikujt në lidhje me shoqatën botërore të futbollit FIFA nga...
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA
-
Shkenca kritikon të shtënat e planifikuara mbi tufën e ujqërve