Lajme

Departamenti Amerikan i Shtetit, thirrje për Kosovën e Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) tha se vazhdon t’iu bëjë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet në veri të Kosovës, raporton rel, përcjell albinfo.ch.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë bërë të qartë pritshmëritë e tyre për të dyja palët. Këto diskutime po vazhdojnë”, tha sot një zëdhënës i DASH, në Uashington, duke komentuar planin pesëpikësh të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për uljen e tensioneve në veri.