Kosova
Kurti publikon emrat e personave dhe grupeve kriminale të përfshirë në protestën e dhunshme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka publikuar sot në Kuvendin e Kosovës emrat e personave dhe të organizatave kriminale, të cilët kanë marrë pjesë në protestën e dhunshme në veri.
Ai tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se deklarata e sakta dhe të vërteta për gjendjen në veri janë ato të organeve të sigurisë së Kosovës.
“Rolin kryesor në organizmin e protestave në terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile’ dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ku është parë prezencë e madhe e tyre në terren.
Këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre, neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikime të vlefshme”, tha ai, raporton Telegrafi
Kryeministri Kurti më tej bëri publike emrat e personave dhe të grupeve të përfshira në protestën e dhunshme në komunat në veri:
Mirollad Jevtiq është njëri udhëheqësit e këtij formacioni ilegale. Shtëpia e tij në Zveçan është shndërruar në bazë qëndrimi të drejtuesve të kësaj strukture ilegale. Po ashtu prezencë të madhe të përfaqësuesve politikë të Listës Serbe në atë shtëpi.
Po punojnë në mobilizimin e strukturave atje për prezencë më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme.
Miqko Jevtiq – pjesëtar i formacionit ilegal “Mbrojtja Civile” në Zveçan,
Bashkë me të Rajko Jevtiq – ish-këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish-drejtor në komunë,
Danillo Josifoviq – i njohur me nofkën “Prki”, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal “Mbrojtja Civile”,
Liljana Aksintejiviq ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale së Zveçanit që në 06:30 të dalin para komunës.
Personat që po i shohim të maskuar janë të udhëhequr nga ish-kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Filipoviq që shtirej se është i integruar në shtetin tonë. Ky është personi kryesor që po i drejton ata.
Më 29 maj të këtij viti ka rrahur një qytetar serb në Leposaviq sepse ka qenë duke iniciuar me telefon.
Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna Brigada”
Millan Zhivkoviq, po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë.
Danillo Krivokapiq, Jovica Llazoviq, Nikola Radomiroviq, vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedelkoviq.
Kjo organizatë kriminale në rrjete sociale ka postuar lajm që pjesëtar të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Kosovë.
Po ashtu i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damjan Knezheviq, i cili e drejton organizatën djathtiste “Narodna Patrolli”.
Personat e tjerë të përfshirë në sulm ndaj KFOR-it, siç tha Kurti janë:
Vladimir Radivojeviq, i cili ka njohje të drejtpërdrejt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq
Danijell Gjukiq, bashkë me një grup personash kanë gjuajtur shok bomba. Këta janë pjesë e grupit të Millan Radojeçiqit.
Millosh Gjukiq, vëllai i Danijellit, këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Millan Jugosllav Tomiq, i lindur në Obiliq e me banim në veri të Mitrovicës ka marr pjesë në shpimin e gomave të autoblindave të Policisë së Kosovës.
Millan Joviq, pjesëtar i formacionit ilegal të quajtur “Mbrojtja Civile” më 31 mars bashkë me një grup kanë shkuar për trajnim në përdorimin e armës në Rashkë të Serbisë.
Më tej, Peter Millosheviq, Dejan Jevtiq, Nikolla Baldini, Millan Zhivkoviq, Vuk Brankoviq, Lluka Vllaskoviq, Bozhidar Todoroviq dhe Radisha Denoviq.
Fotografia që mori vëmendjen e rrjeteve sociale ishte ajo e Danijell Shmigiqit, i cili ka qenë dhe mbase edhe tash është shofer dhe truprojë i nënkryetarit të Listës serbe, Igor Simiq.
Danijell Shmigiq ka ushtruar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.
Përveç pjesëtarëve të grupit ekstremist “Severna Brigada”, ka qenë prezentë edhe tifo grupi “Dellije” i “Ceverna Zvezdas”, të cilët kanë qenë të përgatitur për sulm ndaj KFOR-it.
“Kemi pa numër dëshmi, evidencë materiale për këtë gjë”, tha ai,
Pas eskalimit të situatës dhe lëndimit të ushtarëve të KFOR-it janë arrestuar Nebojsha Elezoviq, Radosh Mitroviq dhe Zhivijko Milentijeviq.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë