Kosova
Kosova miraton lehtësime në pikat kufitare dhe në arsim me Shqipërinë
Në mbledhjen e mbajtur në formë elektronike, Qeveria e Kosovës ka miratuar dy nisma për lidhje të marrëveshjeve me Shqipërinë.
Marrëveshjet që pritet të lidhen mes dy vendeve kanë të bëjnë me lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë joshtazore, dhe tjetra që lidhet me bashkëpunimin arsimor dhe shkencor.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar: Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë joshtazore”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit, duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.
Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok”.
Ndërsa më 14 qershor do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës