Lajme
10 të vdekur nga aksidenti në Australi
10 persona kanë vdekur në një aksident me autobus në rajonin e Hunter të Australisë.
Autobusi transportonte mbi 50 të ftuar në dasmë kur u përmbys.
Njëzet e pesë të tjerë pësuan lëndime dhe u dërguan në spital, dy prej të cilëve duhej të transportoheshin me helikopter, thanë autoritetet, shkruan DW.
Aksidenti ka ndodhur në orën 23:30 të dielën pranë qytetit Greta, i njohur për vreshtat dhe vendet e dasmave.
Autobusi, i cili ishte marrë me qira për të transportuar mysafirë nga një dasmë e mbajtur në një punishte vere lokale, doli nga një rampë në një rrethrrotullim, duke bërë që ai të përmbysej, përcjell albinfo.ch.
Shkaku i saktë i aksidentit është duke u hetuar, por zyrtarët thonë se në atë moment ka pasur mjegull të dendur në zonë.
Ndihmës Komisioneri në detyrë i Policisë, Tracy Chapman, tha se shoferi, një burrë 58-vjeçar, është arrestuar. Ai gjithashtu ishte duke u testuar për drogë dhe alkool, shkruan DW.
I dyshuari më vonë u akuzua për 10 vepra në lidhje me drejtimin e rrezikshëm ose nga pakujdesia “me rast vdekjeje”.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës Zgjerimi i autostradës u refuzua në kutinë e votimit të dielën. Në kundërshtim me këshillën e...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut