Kosova
BMW-ja që u vodh në Gjermani, u gjend në veri të Mitrovicës
Policia gjermane e kërkoi në çdo cep të Gjermanisë, BMW e vjedhur gjendet në veri të Mitrovicës
Raportohet se si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, është arritur të lokalizohet në Kosovë vetura e tipit “BMW 320” me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë Veri.
Lidhur me rastin janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit gjerman.
E-Diaspora
-
Don Marjan Marku: Të promovohet dialogu ndërfetar dhe ndërkulturor Në mesin e trembëdhjetë kandidatëve për postin vakant të ipeshkvit të St. Gallenit është edhe prifti shqiptar,...
-
Shfaqet në Zvicër filmi i Bujar Alimanit, “Fluturat”
-
Çiftit kosovar i refuzohet tri herë pasaporta zvicerane: A do ta kërkojë sërish?
-
“Time” e përfshin shqiptaren Mira Murati në majë të listës së njerëzve që po bëjnë revolucion
-
Irma Kurti shpallet “Poetja e muajit” nga revista britanike “The seventh quarry”
Jeta në Zvicër
-
Saastal: Vazhdon evakuimi i turistëve dhe pastrimi i terrenit Helikopterët Air Zermatt ishin në gjendje të transportonin njerëz të premten midis orës 4 dhe 19:00,...
-
Sa kushton administrimi i aseteve të fondit pensional?
-
Kushtetuta e re kantonale synon t’i bëjë komunat më të pavarura
-
Shitja e cigareve elektronike është e ndaluar në kantonin Jura
-
Xhaka mungon kundër Spanjës, Yakin tregon se kush do e zëvendësojë