Kosova
Shqiptarët e Kosovës nisin sezonin turistik në Shqipëri
Kosovarët vërshojnë në plazhet e Shqipërisë
Të shumtë ishin kosovarët që zgjodhën të pushojnë në Shëngjin këtë fundjavë, përcjell albinfo.ch.
Mediat nga Shqipëria kanë intervistuar shumë pushues, që shumica e tyre ishin të ardhur nga Kosova.
“Çdo herë vij një javë me pushime në fillim të qershorit, më pas vij në korrik ose në gusht”, është shprehur një pushues kosovar nga Prishtina.
“Gjithashtu një tjetër është shprehur se kanë ardhur për të kaluar këtë fundjavë”.
Kryesisht janë pushues nga Kosova që zgjedhin këtë bregdet për disa arsye.
Qetësia në këtë periudhë, çmimet më të favorshme duket që janë dhe arsyet se pse vizitorët dhe pushuesit nga Kosova kanë zgjedhur Shëngjinin këtë fillim qershori.
“E ka falur zoti këtë bereqet, bukuri që nuk e ka kush në Evropë”, ka thënë një tjetër pushues nga Kosova.
Vija bregdetare është pastruar.
Ndërsa hotelet kanë kapacitetet e nevojshme për të pritur pushuesit.
https://www.youtube.com/watch?v=FoC0Ak4qEPY
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim