Portrete të firmave
10 vjet suksesi të “Anrotec GmbH”
Duke nisur nga shtëpitë e banimit, ndërtesat banesore, e deri te hotelet, janë objektet për të cilat “Anrotec GmbH” e Visar Robellit ka tashmë 10 vjet eksperiencë në tregun zviceran të ndërtimit
Ditë më parë, kompania “Anrotec GmbH”, në Ebikon, me pronar Visar Robellin, ka shënuar 10-vjetorin e krijimit të saj. Kjo kompani është e specializuar për planifikimin për ngrohje, ventilim, kondicioner dhe konsulencë për energjinë.
Në mesin e shumë të ftuarve, miq, afaristë e partnerë biznesi, për ta nderuar jubileun e kompanisë, kishin ardhur aktorët më në zë të fushës së Stand Up Komedisë, të cilët vinin kryesisht nga Gjilani, qyteti prej nga vjen edhe Visari. Festa kishte mbledhur të ftuarit në oborrin e zyrave moderne të kompanisë Anrotec, në qytetin Ebikon.
Aktori Fatmir Spahiu ka moderuar këtë festë jubilare, ku me fjalime përshëndetëse janë paraqitur gazetari i njohur Enver Robelli, ndërsa me pikat e tyre humoristike janë paraqitur aktorët nga Gjilani: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi dhe Alban Shahiqi. Më pas në skenë është ngjitur edhe aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, i cili para të pranishmëve ka deklamuar një recital artistik.
“Anrotec GmbH” është kompani e specializuar për planifikimin për ngrohje, ventilim, kondicioner dhe konsulencë për energjinë, në Ebikon, e krijuar para dhjetë vjetësh nga Visar Robelli, i cili vjen nga Gjilani. Duke nisur nga shtëpitë e banimit, ndërtesat banesore, e deri tek hotelet, janë objektet për të cilat “Anrotec GmbH” ka tashmë 10 vjet eksperiencë në tregun zviceran të ndërtimit.
Albinfo.ch: I nderuar Visar. Kur e krijuat para 10 vjetëve kompaninë “Anrotec GmbH”, e nisët i vetëm, tani keni disa punëtorë. Sot kompania juaj është ndër më seriozet dhe e specializuar për planifikimin për ngrohje, ventilim, kondicioner dhe konsulencë për energjinë. Na thoni si e keni arritur këtë?
Visar Robelli: Anrotec GmbH është një kompani e re, dinamike, me ekspertë të dëshmuar. Ne planifikojmë dhe zbatojmë koncepte energjetike të optimuara dhe të qëndrueshme për ndërtesat e reja dhe konvertimet në sektorin privat dhe publik.
Përvoja shumëvjeçare në fushën e konsulencës energjetike dhe planifikimit të teknologjisë së ndërtimit dhe një rrjet partner kompetent, të cilit ne mund t’i rikthehemi në çdo kohë, përmbyllin ofertën tonë.
Nëpërmjet trajnimit dhe specializimit të vazhdueshëm të mëtejshëm, ne kemi zhvilluar një njohuri që çon në suksesin tonë.
Albinfo.ch: Kur e themeluat kompaninë, a e kishit në atë kohë vizion që “Anrotec GmbH” të rritej dhe të mbushë 10 vjet sukses, sa i ka mbushur këtë vit?
Visar Robelli: Si një startup, qëllimi është të gjenerojë klientë të kënaqur dhe vlerë të shtuar. Me kënaqësinë e klientëve mund të arrijmë sukses dhe kështu të rritemi në mënyrë të qëndrueshme.
Albinfo.ch: Sigurisht suksesi i një kompanie është jo gjithmonë i lehtë. Kërkohet shumë punë, angazhim. Çfarë sfidash keni hasur në rrugëtimin e kompanisë suaj?
Visar Robelli: Duke parë pas gjatë 10 viteve, ne kemi pasur sfida të ndryshme, mes tjerash, gjetja e punonjësve profesionistë dhe kompetentë.
Albinfo.ch: Cili ka qenë projekti i parë që mbani mend që keni filluar me kompaninë tuaj?
Visar Robelli: Kur hapim arkivin tonë gjejmë një nga objektet e para, planifikimin e sistemeve të ventilimit të stacionit hekurudhor SBB Niederurnen, 8867 Niederurnen.
Albinfo.ch: Si e vlerëson çështjen e energjisë dhe zhvillimet e fundit me tranzicionin energjetik?
Visar Robelli: Tranzicioni i energjisë po vjen dhe ne, aktualisht po e përjetojmë atë gjatë gjithë kohës. Sistemet efikase të ngrohjes janë të detyrueshme në ndërtesat e reja, dhe shumica e kantoneve kanë ndryshuar ligjin e energjisë. Po ashtu sistemet fotovoltaike janë të detyrueshme. Në industrinë e automobilave ne e shohim këtë çdo ditë. Makinat elektrike po shihen gjithnjë e më shumë. Ne kaluam në makina elektrike rreth 8 vjet më parë
Albinfo.ch: Kush janë njerëzit që ju mbështesin dhe ju rrinë pranë për të menaxhuar biznesin tuaj?
Visar Robelli: Sigurisht këtu duhet përmendur familja, e cila na besoi dhe na motivoi. Por ne gjithashtu falënderojmë klientët tanë të vjetër dhe klientët e rinj që përdorin shërbimet tona
Albinfo.ch: Si është dhe a keni bashkëpunim me firmat e shqiptarëve këtu në Zvicër?
Visar Robelli: Ne punojmë me shumë kompani të shqiptarëve dhe kemi pasur gjithmonë eksperienca pozitive.
Albinfo.ch: Nëse keni investuar edhe në Kosovë, çfarë veprimtarie zhvilloni atje. Cili është dallimi, a ka avancuar Kosova në teknologjinë në sanitari, ngrohje dhe ventilim?
Visar Robelli: Në Kosovë kemi blerë vetëm banesën tonë dhe e kemi zgjeruar sipas dëshirës. Kompetenca teknike është sigurisht ende potencial për optimizim. Por, vitet e fundit kemi gjithnjë e më shumë projekte në Kosovë që po planifikojmë. Përvoja e pasur nga Zvicra përdoret edhe në Kosovë.
Fotografi Alba Cakiqi
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës