Kosova
Kurti për BBC tregon kushtet për tërheqjen e njësive speciale nga veriu dhe mbajtjen e zgjedhjeve
Në një intervistë për mediumin britanik BBC kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për zhvillimet në veri të Kosovës dhe kërkesat e ndërkombëtarëve për tërheqjen e njësive special nga veriu e krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të reja atje. Ai është shprehur i gatshëm të tërheqë njësinë speciale por vetëm me një kusht.
“Në këto ndërtesa ne mund të reduktojmë praninë policore por së pari grupet e dhunshme të cilat atakuan Policinë tonë, KFOR-in dhe gazetarët duhet të kthehen në Serbi ose të shkojnë në burg”, theksoi Kurti, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve, Kurti tha se paraprakisht ka nevojë për sundim të ligjit.
“Jam i gatshëm të dëgjoj propozimet për zgjedhje të reja pasi të vendosim sundimin e ligjit”, tha ai.
Kur foli për presidentin serb Aleksandër Vuçiq, Kurti iu referua atij si autokrat i cili nuk i lejon serbët e Ksoovës të kenë më shumë se një parti.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind