Lajme
Nis testimi në njerëz i pilulës që lufton efektet e rrezatimit
Në SHBA ka filluar testimi i parë njerëzor i një pilule për të luftuar efektet e rrezatimit bërthamor nga të ashtuquajturat “bomba të pista” ose armë bërthamore. Kjo u njoftua nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH), duke specifikuar se në studimet paraklinike pilula rezultoi e suksesshme, pasi hoqi shumë metale radioaktive, duke përfshirë uraniumin, neptuniumin, plutoniumin, americiumin dhe kurium.
Në testet klinike do të marrin pjesë 42 vullnetarë, të cilëve do t’u jepet pilula e quajtur HOPO 14-1, me gojë. Pjesëmarrësit do të ndahen në shtatë grupe me nga gjashtë. Grupi i parë do të marrë dozën më të ulët 100 mg, ndërsa grupi i fundit do të marrë dozën më të lartë prej 7500 mg, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Nëse doza e parë konsiderohet e sigurt dhe efektive, do të testohet gjithashtu një dozë nën 100 mg. Më pas vullnetarët do të monitorohen për 14 ditë. Nëse gjithçka shkon mirë, testet do të vazhdojnë me provat e fazës 2 dhe 3 dhe, sipas Institutit Kombëtar për Alergjinë dhe Sëmundjet Infektive (NIAID), trajtimi mund të jetë i disponueshëm që në vitin 2024.
Shpërthimi i “bombave të pista” lëshon metale të rënda në ajër të cilat mund të absorbohen nga njerëzit përmes plagëve të lëkurës, frymëmarrjes ose ushqimit të kontaminuar, duke dëmtuar ADN-në, indet dhe organet dhe duke rritur rrezikun e vuajtjes nga sëmundje të ndryshme, përfshirë kancerin. Aktualisht ka medikamente të afta për t’u lidhur me disa prej këtyre metaleve të rënda dhe për t’i hequr ato nga trupi sa më shpejt të jetë e mundur. Dy prej tyre janë tashmë të disponueshme në SHBA, por ato kanë disavantazhin se duhet të administrohen në mënyrë intravenoze dhe janë në gjendje të përthithin vetëm tre metale të rënda; plutonium, americium dhe kurium, si dhe ka efektin anësor të heqjes së disa joneve thelbësore për funksionimin e trupit si magnezi, i cili i shërben trupit për lëvizjen e muskujve.
Trajtimi i ri, zhvillimi i të cilit filloi në 2006, është deri në 100 herë më efektiv në heqjen e metaleve të rënda dhe mund të heqë shumë më tepër, si dhe të administrohet nga goja, një avantazh i rëndësishëm gjatë një emergjence
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha