Lajme
Me 28.9 gradë, Sioni thyen rekordin e temperaturës për këtë vit
Rekordi i mëparshëm ishte në Visp, gjithashtu në kantonin Valis, me 28.8 gradë dhe ishte regjistruar më 27 maj
Kryeqyteti i kantonit të Valisit, Sioni (Sitten), ka thyer rekordin e temperaturave të këtij viti: të premten atje ishte 28.9 gradë ngrohtë, ka raportuar Meteonews Schweiz në Twitter.
Kjo temparaturë ka tejkaluar rekordin e mëparshëm për vitin aktual me 0.1 gradë, transmeton albinfo.ch. Rekordi i mëparshëm ishte në Visp, gjithashtu në kantonin Valis, me 28.8 gradë dhe ishte regjistruar më 27 maj.
Temperatura e dytë më e ngrohtë e regjistruar të premten në Zvicër ishte ajo në Visp me 28.6 gradë dhe në Biasca të kantonit të Ticinos me 28 gradë celsius, shkruan sda.ch.
Ndryshe, duke filluar nga dhjetëditëshi i fundit i muajit maj, në gjithë Zvicrën po mbretëron mot i bukur, me diell dhe me temperatura verore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë