Lajme

Zbulimi në Gjenevë ofron shpresë për trajtimin e ri për gripin

Një zbulim i bërë nga studiuesit në Universitetin e Gjenevës po ofron shpresë për një trajtim të ri për gripin.

Infeksioni vret gjysmë milioni në vit në gjithë botën, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Ekipi thotë se ka gjetur se si virusi hyn në qeliza – dhe duke bllokuar atë proces, shkencëtarët ishin në gjendje të reduktonin ndjeshëm ciklin e infeksionit.

Shpresohet se zbulimi mund të përdoret për të formuluar trajtime të reja – të cilat mund të funksionojnë edhe me kafshët si dhe me njerëzit.