Lajme
5 vende ku mund të shijoni një kafe të shijshme
Nëse jeni duke kërkuar për një eksperiencë të veçantë udhëtimi, ka disa vende në mbarë botën, që kanë një kulturë të pasur kafeje dhe mirëpresin dashamirësit e kësaj pije kaq të preferuar.
Kur mendoni për vendet që lidhen me kafenë, mendja fillimisht mund të endet në Amerikën Qendrore dhe Jugore.
Vendet në këto rajone janë të njohura për prodhimin e disa prej kafeve më të mira në botë. Megjithatë, kafeja e mirë nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku është rritur, por edhe me mënyrën se si është pjekur dhe përvojën e të pirit.
Për të përfituar sa më shumë nga kultura ndërkombëtare e kafesë, ky artikull na çon në një udhëtim rreth globit, në vende ku jo vetëm rriten kokrrat më të mira, por bëjnë edhe kafenë më të mirë.
Kolumbia
Kolumbia ndoshta është vendi më pak befasues në listë. Ndonëse nuk është vendi më i madh, që prodhon kafe në botë – këtë titull e mban Brazili – ai njihet globalisht për kafenë e shijshme dhe aftësinë e vendit për të rritur kokrrën e njohur Arabica.
Kjo specie e kokrrave të kafesë, është në fakt mjaft e vështirë për t’u rritur; kërkon një mjedis në lartësi të madhe me temperatura të qëndrueshme gjatë gjithë vitit.
Sot, turistët dhe dashamirësit e kafesë, mund të vizitojnë një nga hacienda-t (plantacione) e shumta rreth Kolumbisë, për të mësuar më shumë rreth prodhimit të kafesë dhe se si mund të ndryshojë nga rajoni në rajon.
Kosta Rika
Kosta Rika është një tjetër prodhues i Arabica, që kultivon disa nga kafetë më të mira në botë.
Çfarë e bën Kosta Rikën të ndryshme nga Kolumbia? Epo, në Kosta Rika, është e paligjshme të prodhohet çdo lloj fasule tjetër përveç Arabica. Tokat janë pasuruar gjithashtu me hi vullkanik nga vullkanet e shumta të vendit dhe mikroklimat e shumta mundësojnë ndryshim më të madh në shijen e kafesë Arabica.
Ajo, që e bën kafenë në Kosta Rika edhe më të veçantë, është kujdesi për çdo pjesë të procesit të prodhimit dhe korrjes. Të gjitha kokrrat zgjidhen me dorë nga fermerë me përvojë, duke siguruar që vetëm fasulet më të mira dhe më të pjekura, të zgjidhen për përpunim.
Ky kujdes, që kostarrikanët kanë për kafen e tyre, reflektohet edhe në nivel kombëtar në mënyrën se si ata e trajtojnë mjedisin.
Kosta Rika prodhon 99% të energjisë nga burimet e rinovueshme si energjia eolike, gjeotermike dhe hidrike, dhe më shumë se 98% e sipërfaqes së vendit është e pashpyllëzuar.
Italia
Emërtimet e pijeve me kafe e kanë origjinën në gjuhën italiane, ekspres, americano, makiato. Ndryshe nga Amerika e Veriut, në Itali kafeja nuk është vetëm një pije, zëvendësim për mungesën e gjumit të mirë.
Në Itali, kafeja është art. Për italianët, është një justifikim për të ndaluar punën dhe për të shkuar në kafenenë lokale për të bërë thashetheme me miqtë ose kolegët.
Është një pije pas darkës për tretjen, kthjellimin dhe vazhdimin e natës.
Vietnami
Vietnami është prodhuesi i dytë më i mirë i kafesë në botë. Pas kolonizimit nga francezët, Vietnami përfshiu kafenë ose “ca phe” në trashëgiminë ushqimore të vendit, dhe filloi të rritë kokrrat e veta në rajonin Da Lat, e njohur si “Europa e Vietnamit”, për shkak të klimës.
Megjithatë, në vend të Arabica, ne Vietman kultivohet Robusta, një kokërr po aq e kërkuar, por me një profil shije shumë të ndryshëm.
Ndërsa Arabica është më e butë dhe më pak e hidhur, për ata që pëlqejnë shijet e forta, Robusta është zgjedhja e duhur.
Kultura e pijes në Vietnam është shumë e ngjashme me atë të Italisë. Ata e pinë kafenë nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, dhe e përdorin pirjen e kafesë për të bërë thashetheme, të quajtura “ba tam”.
Në Vietnam, kafeja do t’ju shërbehet e ftohtë. Në mënyrë tipike, kafeja do të bëhet me një “phin”, filtër pikues i stilit francez, që lejon ujin e nxehtë të pikojë ngadalë nëpër kafenë e bluar.
Australia
Pas Luftës së Dytë Botërore, diaspora italiane zbarkoi në Australi, ku shumë prej emigrantëve u vendosën në Melburn, në shtetin juglindor Victoria.
Grekët, të konsideruar gjithashtu si dashamirës të mëdhenj të kafesë, emigruan gjithashtu në Australi. Si rezultat, kafenetë e panumërta filluan të shfaqen rreth viteve 1950, por vetëm në fillim të viteve 2000 dikush më në fund mendoi: “Hej, kjo kafe mund të ishte edhe më e mirë”.
Kjo ishte kryesisht falë Mark Dundon, bashkëpronar i Seven Seeds Coffee Roasters, i cili krijoi punishte pjekjeje në Melburn, për të përmirësuar kontrollin e cilësisë.
Dhe kështu, kultura e kafesë është rrënjosur në peizazhin kulturor australian, me mijëra kafene, ku kafetë e shërbyera janë njëra më e mirë se tjetra. / Explore
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor