Kosova

Shtetet e QUINT-it, thirrje për autoritetet e Kosovës

Shtetet e QUINT-it, SHBA-ja, Franca, Italia, Gjermania dhe Britania e Madhe, u kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të tërhiqen prej veriut.

Pesëshja e QUINT-it, po ashtu bën thirrje që të depërshkallëzohet situata dhe të ketë koordinim të ngushtë mes autoriteteve të Kosovës me ato të EULEX-it dhe KFOR-it, përcjell albinfo.ch.

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen, të shtensionohen dhe të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagim.

Tutje, QUINT-i është shprehur i shqetësuar me ngritjen e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën.

“Jemi të shqetësuar nga vendimi i Serbisë për të ngritur nivelin e gatishmërisë së forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet në reagim.

Ata, po ashtu e kanë dënuar edhe sulmin e EULEX-it në veri të vendit gjatë ditës së sotme.