Lajme

Kosova, me kampionët e saj në Grand Prix-in e xhudos në Austri

Gjashtë garues nga Kosova do të marrin pjesë në Grand Prix Upper Austria

Gjashtë garues nga Kosova do të marrin pjesë në Grand Prix Upper Austria, që fillon sot dhe mbaron më 27.05.2023, përcjell albinfo.at.

Në këtë Grand Prix do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, 72 shtete, 455 garues, 272 meshkuj e 183 femra.

 

Xhudistët kosovarë, të cilët do të ndeshen atje janë:

 

1.Erza Muminoviq (-52 kg) ndeshet sot

 

2.Flaka Loxha (-57 kg) ndeshet sot

 

3.Akil Gjakova (-73 kg) ndeshet nesër

 

4.Laura Fazliu (-63 kg) ndeshet nesër

 

5.Loriana Kuka (-70kg) ndeshet nesër

 

6.Shpati Zekaj (-100 kg) ndeshet të shtunën

 

Bashkë me garuesit kanë udhëtuar trajneri Driton Kuka dhe ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.