Kosova
Top Channel titron serinë me shqipen e folur nga Kosova, shkakton debat
Një serial i prodhuar në Kosovë, i cili ka nisur transmetimin në median Top Channel në Shqipëri, ka nxitur reagime andej e këndej kufirit.
Drejtues të mediumit shqiptar vendosën që gjatë transmetimit të serialit ‘Rrushe’ tē vendosin edhe titra në shqip, përmes të cilëve synonte që audiencës në Shqipëri t’ua vënte më të lehtë kuptimin e zhargonit të shqipes të folur në serial, transmeton albinfo.ch.
Por kjo shkaktoi reagime të mëdha në rrjete sociale, por edhe humor.
Gjuhëtari Rrahman Paçarizi përmes një reagimi thotë se ky është paragjykim i dialekteve.
“Që doni me pa se qysh doket paragjykimi për varietetet dialektore të shqipes, kqyreni përkthimin shqip të filmit “Rrushe” (po shqip) në Top Channel. Rast per studim”, ka shkruar Paçarizi.
Por ndryshe mendon aktori i këtij seriali, Shkumbin Istrefi.
Ai ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me këtë titrim.
“Seriali “Rrushe” ka filluar të shfaqet në Top Channel. Ne transmetim shfaqen edhe titrat në gjuhën shqipe (afërsisht standardi). Po lexoj reagime të ndryshme lidhur me këtë çështje’, ka shkruar ai.
Për më tepër Istrefaj mendon se është mirë që seriali shfaqet me titra shqip për dy arsye kryesore.
“Qe ngjarjen ta kuptojnë edhe personat që nuk mund të degjojnë. Që ngjarja të kuptohet nga secili shqiptar kudo që jeton. Gjuha e folur në serial është gjuhë e folur e karaktereve, në mënyrë që loja të jetë më e natyrshme dhe më e “besueshme” për shikuesin”, thekson ai.
Ndërsa gazetari shqiptar Ermal Mulosmani ka reaguar ndaj kësaj situate duke bërë krahasimin mes fjalëve të folura në film dhe titrave të përkthyer.
Ironia e situatës? – televizioni po përkthen në gjuhën shqipe një film në shqip të Kosovës.
“Topi po transmeton një film kosovar, por…po e përkthen edhe me titra. Sapo një djalë tha “Po po, qe erdha”. Topi e përktheu “Po po, ja, erdha”…” – ka shkruar Mulosmani në Facebook
Megjithatë deri më tani Top Channel nuk ka dalë me ndonjë reagim apo sqarim lidhur me këtë debat të ngritur në Kosovë.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës