Të tjera
Kryeministri aktual në Greqi, i pari në zgjedhjet parlamentare
Partia Demokracia e Re ka dalë fituese nga zgjedhjet parlamentare në Greqi me rreth 41%. Partia e majtë Syriza rreth 20%, kurse Partia social-demokrate Pasok doli në vendin e tretë me 12%. Pragun prej tre për qind e kaluan edhe komunistët që fituan më shumë se gjashtë për qind të votave si dhe partia populiste e djathtë Elliniki Lysi që fitoi mbi katër për qind, shkruan DW.
Partia konservatore Demokracia e Re, e kryesuar nga kryeministri aktual, Kyriakos Mitsotakis, ishte gjithmonë përpara në sondazhe.
Sistemi i ri grek i votimit, i cili kërkon deri në 47 për qind të votave për të krijuar qeverinë, e bën të pamundur që pas këtyre votimeve të përcaktohet një fitues i qartë.
Prandaj, dy kandidatëve kryesorë do t’u duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur aleatë ose do të zhvillohet një raund i dytë i votimeve një muaj më vonë, përcjellë albinfo.ch.
Më shumë se 9.8 milionë grekë ishin thirrur për të votuar në zgjedhjet e parlamentare të së dielës për 300 deputetët e Parlamentit grek.
Mosha e votimit në Greqi është ulur për herë të parë në 17 vjeç dhe shtetasit grekë që jetojnë jashtë vendit lejohen të votojnë edhe në vendin ku banojnë.
Përpara zgjedhjeve u arrestuan pesë vetë me dyshimin për tentativë për blerje votash. Në një nga makinat e të dyshuarve policia gjeti rreth 200 karta identiteti, pasaporta dhe një çantë me 114 zarfe me fleta votimi, pesë prej të cilave qenë mbushur me emrin e një kandidati, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor