Kosova

Haxhi Krasniqi në Prishtinë, pritet nga kryetari Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në një takim boksierin e njohur kosovar me famë botërore, Haxhi Krasniqin.

Ky i fundit vjen në Kosovë para meçit që do të zhvillojë më 5 gusht, e i cili do të mbahet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Andaj edhe takimi i Ramës me Krasniqin ndodhi pikërisht në fushën e këtij stadiumi.

“Mbrëmje historike boksi. Më datë 5 gusht, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të mbushet me adrenalinën e një eventi historik të një nate të paharrueshme boksi profesional ndërkombëtar. Përgatituni për një spektakël të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Rama.