Kosova

Kosovë: Call Center, sektori që punësoi 30 mijë punëtorë

Call Center shihet si një ndër sektorët, të cilët kanë ofruar shumë vende pune në Kosovë. Kësisoji llogaritet se 30 mijë persona janë punësuar në këtë sektor derisa ka kapacitete për krijimin e vendeve të reja.

Kjo temë u trajtua sot në një organizim të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasadës Gjermane në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Nora Hasani, kryetare e Odës Ekonomike Gjermane, ka folur për “Call Center Clean Alliance”, ku ata bashkë më ambasadën kanë krijuar grupin e kompanive të pastra në këtë veprimtari, e ka edhe kompani, të cilat mashtrojnë tregun gjermano-folës.

“Lidhja me Gjermaninë është shumë e fortë prej shumë kohësh kur kanë shkuar punëtorët shqiptarë atje dhe njohja e gjuhës është një përparësi të madhe. Themelimi i Call Clean Alleance është krijuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ambasada Gjermane për të bërë diferencimin e kompanive call center që kryejnë shërbime shumë të rëndësishme në tregun gjermanofolës”, theksoi Hasani.