Lajme
Studim: Në punë ka rëndësi produktiviteti, jo orari
Nëse ka një të vërtetë universale në lidhje me produktivitetin, ajo është: jo gjithçka funksionon njësoj për të gjithë dhe ka të njëjtin rezultat. Sipas një studimi të fundit, të publikuar në Business Insider, janë listuar disa prej zakoneve, të cilat nga një pjesë e madhe njerëzish mund të konsiderohen si të dëmshme në lidhje me nivelin e produktivitetit të tyre, por të cilat në fakt nuk janë aspak.
Regjime të ndryshme
Nëse ju ngriheni në mëngjes në orën 05:00, bëni fizkulturën e mëngjesit, meditoni dhe jeni në punën në orën 08:00, nuk do të thotë se jeni më produktivë se një koleg tjetër i juaji i cili mund të nisë punën në orën 10:00, apo edhe më vonë.
Ka nga ata njerëz, të cilët janë më produktivë gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa disa të tjerë gjatë orëve të darkës. Prandaj këshillohet që më mirë të punoni gjatë atyre orëve në të cilat ju jeni më produktiv sesa të rrini përpara kompjuterit pa bërë asgjë.
Të mos e zbrazni inbox-in tuaj
Çdokush ka një qasje të tijën në lidhje me postën elektronike dhe secili e menaxhon atë ashtu siç mendon se është mënyra më e mirë e mundshme.
Pos sipas Laura Vanderkam, autorja e disa librave mbi menaxhimin e kohës në mënyrë sa më produktive në punë, jo domosdoshmërisht email-i duhet të zbrazet, madje një gjë e tillë mund të jetë në dëm të punës suaj, sepse nëse ju do të donit t’i riktheheshit një email-i të një jave më parë nuk do të mund ta gjenit më atë.
Të punoni me orar të shkurtuar
Profesori Robin Ely, autor i librave dhe studimeve të ndryshme shprehet se jo e gjithë koha që punonjësit shpenzojnë në punë është në mënyrë produktive. Ajo shprehet më tej se është një ide e gabuar qëndrimi përpara kompjuterit për 8 orë me radhë, vetëm e vetëm për të justifikuar 8-orarëshin.
Prandaj nëse ju e përfundoni punën tuaj më herët se të tjerët nuk do të thotë se punoni më pak se ata.
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV Fakti që obeziteti në thelb është i trajtueshëm nuk e përjashton automatikisht një pension...
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”