Të tjera
Kufijtë e Malit të Zi do të sigurohen nga FRONTEX
Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje, sipas së cilës i gjithë kufiri i Malit të Zi me fqinjët e tij do të sigurohet nga oficerët e Agjencisë së Bashkimit Evropian për ruajtjen e kufirit dhe bregdetit – FRONTEX , së bashku me policinë dhe ushtrinë malazeze.
“FRONTEX do të jetë në të gjithë kufijtë e Malit të Zi me shtetet fqinje dhe jo si më parë vetëm në kufirin me Kroacinë, e cila është shtet i Bashkimit Evropian”, tha ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Fillip Axhiq, në mbledhjen e qeverisë së këtij vendi, më 11 maj, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Që nga shkurti i këtij viti kanë vazhduar negociatat që FRONTEX-i të zgjerojë juridiksionin e tij në kufijtë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Sipas marrëveshjes së mëparshme të vitit 2020, FRONTEX ka ndihmuar Malin e Zi në kontrollin e kufijve që ka me anëtarët e Bashkimit Evropian, Kroacinë dhe Italinë, veçanërisht në situatat e rritjes së fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe zonat e konflikteve.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës