Shqipëria
Shqiptarët prijnë në rajon si të punësuar online
Mbi 6.200 shqiptarë të punësuar online – Shqipëria e dyta për numrin më të lartë si “freelancer”
Në Shqipëri por edhe në mbarë botën punësimi online nisi të dilte në pah më tepër gjatë pandemisë. Kështu në bazë të dhënat në platforma të ndryshme të punësimit online, 6,221 shqiptarë janë të punësuar online duke bërë që Shqipëria të renditet në vendin e dytë në rajon.
Në të dhënat e raportit rajonal “Gigmetar”, thuhet se Maqedonia e Veriut mban vendin e parë për numrin punonjësve online në raport me popullsinë duke regjistruar në 331 punonjës, e vijuar me Shqipërinë me 222.2 të punësuar për 100.000 banorë.
Ndërkohë Mali i Zi me 208.3 punonjës, Serbia me 207.7, Bosnja me 143.1, Kroacia me 97.8 ndërsa Bullgaria dhe Rumania me 80,1 dhe 58.5 punonjës përkatësisht.
Sipas të dhënave por edhe ekspertë të punësimit online kanë theksuar se punësimi online në Shqipëri ka gjeneruar në fund të 2021 por më së shumti pëegjatë 2022.
Pavarësisht se shihet si një nga profesionet që gjenerojnë më shumë të ardhura aktualisht dhe në një mënyrë shumë të shpejtë, në vendin tonë ende nuk ka matje të sakta nga instancat përkatëse për ta formalizuar si një sektor të ekonomisë.
E për rrjedhojë punësimi informal në këto platforma online po shkakton e do të vijoj të prodhojë evazion fiskal. Kryesisht disa nga platformat online janë Upwork, Fiver, Guru etj. /Scan tv/
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës