Kinema

Nju-Jork, shfaqet filmi për helmimin e fëmijëve nga Kosova në vitin 1990

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në hapjen e festivalit “International Filmmaker Festival of New York – IFFNY”, ku do të shfaqen filma nga 74 shtete të botës, përcjell albinfo.ch.

Reka ka bërë me dije se në hapje të festivalit është dhënë premiera e filmit dokumentar të Kosovës, i cili trajton helmimin e 8 mijë e 400 nxënësve shqiptarë të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Mbrëmë në hapjen e festivalit: ‘International Filmmaker Festival of New York – IFFNY’, edicioni i 12-të, ku do të shfaqen filma nga 74 shtete. Në hapjen e Festivalit u dha premiera botërore e filmit dokumentar të Kosovës: ‘Actors of Cannes’, në regji të Mentor Spahiut e producent Izet Morina, që trajton helmimin e 8,400 nxënësve shqiptarë të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1990. Ndërgjegjja e botës, ende edhe pas 33 vjetësh, hesht për këtë krim kundër fëmijëve!”, ka shkruar Reka në Facebook.

 

Blerim Reka

Mbrëmë në hapjen e festivalit: “International Filmmaker Festival of New York – IFFNY”, edicioni i 12-të, ku do të shfaqen filma nga 74 shtete.

Në hapjen e Festivalit, u dha premiera botërore e filmit dokumentar të Kosovës: “Cannes Actors”, në regji të Mentor Spahiut e producent Izet Morina, që trajton helmimin e 8,400 nxënësve shqiptarë të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1990.

Ndërgjegjja e botës, ende edhe pas 33 vitesh, hesht për këtë krim kundër fëmijëve!

Fotografia e Blerim Reka
Fotografia e Blerim Reka