Lajme

Babait dhe djalit tunizian i merret pasaporta e Zvicrës, kjo është arsyeja

Një burri i është hequr pasaporta zvicerane pasi është divorcuar nga gruaja e tij. Autoritetet besojnë se martesa ishte një mashtrim.

Burri është një shtetas tunizian dhe u martua me një grua zvicerane 30 vjet më e madhe se ai në vitin 2008.

Pas pesë vjetësh ai aplikoi – dhe mori – një pasaportë. Çifti duhej të zotoheshin se bashkimi i tyre ishte i qëndrueshëm dhe ata nuk kishin ndërmend të divorcoheshin.

Por, vetëm një vit më vonë ata u ndanë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Burri më pas takoi një grua të re – gjithashtu tuniziane – e cila mbeti shtatzënë. Prandaj djali i saj i porsalindur kishte të drejtë për pasaportë zvicerane.

Një gjykatë imigracioni ka vendosur që martesa nuk kishte baza të forta dhe kështu burri dhe djali i tij i vogël kanë humbur pasaportat.