Kosova
Evidentohen shkeljet e Marrëveshjes së Ohrit nga Serbia
Deputetët e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE) kanë dorëzuar një amendament në raportin e PE-së për Serbinë, ku kërkojnë që të “shprehet keqardhje për faktin se Serbia ka shkelur marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, para se gjithash, Marrëveshjen e Ohrit”.
Në amendament thuhet se “marrëveshja është shkelur nga Serbia duke votuar ‘kundër’ fillimit të procedurës për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me bojkotimin e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, ‘të orkestruara në Beograd’, si dhe me frikësimin e politikanëve opozitarë serbë”.
Gjithsej 11 amendamente janë dorëzuar në raportin e PE-së për Serbinë, i cili është miratuar nga Komisioni për Punë të Jashtme të PE-së. I njëjti do të diskutohet në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
Lidhur me shkeljen e marrëveshjet kishte reaguar edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të martën e kaluar Kurti nga Brukseli tregoi se i ka dorëzuar përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit për dialog, Mirosllav Lajçak, një dokument që “Serbia ka shkelur nene të marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt”. Sipas tij, në atë dokument shihet se nga 11 nene të marrëveshjes, Beogradi zyrtar i ka shkelur tetë prej tyre.
“Me duhet të theksoj që dorëzova një dokument mbi atë se si nga 27 shkurti kur jemi pajtuar për Marrëveshjen bazë, Beogradi zyrtar e ka shkelur atë dhe nga ai dokument shihet qartë në mënyrë faktike se nga 11 nene, tetë prej tyre i ka shkelur Beogradi”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?