Shqipëria
Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari vret vajzën e mitur dhe një burrë, plagoset ish-bashkëshortja
Një krim i rëndë është regjistruar në qytetin e Foggia në Itali, ku një shtetas shqiptar raportohet të ketë vrarë me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një burrë. E plagosur në këtë ngjarje ka mbetur dhe ish-bashkëshortja e autorit.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ndodhi në mesnatë në një pallat në rrugën Togliati, ku shqiptari Taulant M. vrau në fillim në shkallë shtetasin italian Massimo De Santis dhe më pas vajzën e tij të mitur Xhesika.
Shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë xhelozia, ku 45-vjeçari dyshonte se shtetasi italian kishte një marrëdhënie me ish-bashkëshorten e tij.
Gruaja dhe vajza mendohet të kenë ndërhyrë për të shmangur krimin, por mbetën dhe ato viktima të këtij sulmi, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Fqinjët kanë dëgjuar britmat e grave dhe njoftuan menjëherë policinë, e cila kur mbërriti në vendngjarje gjeti dy viktima dhe gruan e plagosur rëndë.
Autori u arrestua në vendngjarje, teksa autoritetet kanë marrë në kujdestari edhe djalin e mitur të shqiptarëve.
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës